Shabani: Mezi pres ta përjetoj Championsin

Sporti

Shabani: Mezi pres ta përjetoj Championsin

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2015 Në ora: 19:31

Është rritur numri në tre futbollistë nga Kosova në radhët e kampionit shqiptar, Skënderbeu nga Korça. Liridon Latifi dhe Leonit Abazi janë që një kohë pjesë e Skënderbeut, ndërsa tash është bashkuar edhe Bujar Shabani, një mesfushor i dëshmuar që së fundi luajti me Feronikelin nga Drenasi, kampion i ri dhe fitues i Kupës së Kosovës. Mesfushori ferizajas ka emocione në ditët e para të përgatitjeve me kampionin shqiptar dhe është i bindur se do të rrisë edhe më shumë nivelin e lojës së tij. Shabani me ekipin e Skënderbeut janë në përgatitje në Tirol të Austrisë, ku ka pasur rastin të zhvillojë edhe një miqësore kundër ekipit nga Ukraina, Shakhtar Donetski “Tash e pesë ditë i jam bashkuar skuadrës në përgatitje në Austri dhe po kaloj shumë mirë”, tha Shabani, që para pak ditësh ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin nga Korça.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat