Dilema e përgatitjeve...

Sporti

Dilema e përgatitjeve...

Nga: Shkruan: Muhabi Bushi Më: 1 korrik 2015 Në ora: 19:28

Reagimet sportive

Më shumë se një muaj e gjysmë kanë mbetur deri të fillimi i edicionit të ri në elitën e futbollit. Me 22 gusht hapet perdja e edicionit të ri, kjo në pamje të parë reflekton se skuadrat kanë kohë të mjaftueshme qoftë për përforcime qoftë edhe të përgatiten sa më mirë, sepse janë në pyetje më shumë se 45 ditë dhe secila ekip në bazë të mundësive mund të përgatitet. Skuadrat sa më herët që fillojnë përgatitjet do të janë edhe më të përgatitura, sepse kanë kohën e duhur që të mënjanojnë të gjitha dobësitë që do të shfaqen gjatë periudhës përgatitore. Në aspektin tjetër kanë kohën e mjaftueshme edhe të përforcohen, sepse afati kalimtar për futbollist do të jetë deri në fund të gushtit. Shumica e skuadrave siç shihet tani për tani janë të interesuara të përforcohen dhe të mbulojnë edhe boshllëqet aty ku kanë nevojë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat