Delija, i bindur se do të fitojë medalje në Selanik

Sporti

Delija, i bindur se do të fitojë medalje në Selanik

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2015 Në ora: 19:18

Tre çiklistët e kombëtares së Kosovës zotohen se janë mirë të përgatitur për Kampionatin Ballkanik në çiklizëm, që do të zhvillohet në fundjavë (me 4 korrik) në Selanik të Greqisë. Alban Delija, ndryshe çiklist i ‘Gjakova 137’ është në formë të mirë dhe shpreson se do të arrijë të jetë në mesin e çiklistëve më të mirë. Ambiciet e tija janë që të fitojë medalje, ani se e di se konkurrenca është shumë e fortë në garën malore. Delija tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se është i përgatitur dhe testi më i mirë për të ka qenë gara që u mbajt në fundjavën e kaluar.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat