Edhe Finlanda e fortë për Kosovën

Sporti

Edhe Finlanda e fortë për Kosovën

Nga: K.Goca Më: 1 korrik 2015 Në ora: 18:56

Kosova U-19 pëson edhe humbjen e pestë rresht në ‘European Open 19’ në hendboll (meshkuj) që po mbahet në Goteborg të Suedisë. Edhe Finlanda U-19 është treguar shumë e fortë për djelmoshat tanë dhe fituan me rezultat 35:26. Alban Haziri ka qenë më efikasi me 10 gola e Jon Muqolli me 9 sosh, por nuk ndihmuan realizimet e tyre që t’i shpëtojnë humbjes së thellë, ndërsa Laine me 9 gola ka qenë më i veçuari për Finlandën. Për Kosovën ishte humbja e pestë, si 26:18 nga Rumania, 39:13 nga Suedia, 25:19 nga Estonia, 30:20 nga Çekia. Nesër Kosova takohet me Austrinë U-19, e cila luhet në orën 10.30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat