Bekim Balaj refuzon Lacion: Mendoj vetëm për Rijekën

Sporti

Bekim Balaj refuzon Lacion: Mendoj vetëm për Rijekën

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 18:55

Bekim Balaj nuk do të transferohet te Lacio, të paktën jo këtë verë.

Sulmuesi shqiptar që luan në Kroaci me Rijekën ka thënë se po mendon vetëm për nisjen e sezonit të ri.

“Po mendoj vetëm për Rijekën dhe sezonin e ri që na pret. Unë te Lacio? Thashetheme merkatoje”, ka deklaruar Balaj.

Ditët e shkuara mediat italiane flisnin për një kontakt të Tares me Balajn por asgjë nuk u konfirmua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat