Blind emërohet përzgjedhës i ri i Holandës

Sporti

Blind emërohet përzgjedhës i ri i Holandës

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 18:46

Danny Blind është përzgjedhës i ri i kombëtares së Holandës në futboll. Ai ka ardhur në vend të Guus Hiddink, i cili ka dhënë dorëheqje të papritur. Federata Holandeze e Futbollit nuk humbi kohë për të gjetur drejtuesin e ri të bankës ‘Tulipane’, duke ia besuar detyrën ish mbrojtësit të Ajax-it dhe kombëtares. Për Danny Blind kjo do të jetë përvoja e parë në një ekip kombëtar, ndërkohë që ka drejtuar më parë Ajaxin si trajner, duke fituar në vitin 2006 Kupën e Holandës. Ai firmosi një kontratë deri në vitin 2018 me Federatën Holandeze dhe objektivi kryesor do të jetë kualifikimi direkt i Holandës për në Euro 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat