Pagë të majme për Hasanin

Sporti

Pagë të majme për Hasanin

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 17:21

Ferhan Hasani pa dyshim se është prej përforcimeve më të mëdha që ka bërë Shkëndija e Tetovës. Nga Hasani presin shumë veçmas që të bëj diferencën në futbollin maqedonas, por edhe në ndeshjen e nesërme kundër Aberdeen, e vlefshme për Europa League. Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar lidhur me detajet financiare të kontratës së Hasanit me “Shkëndinë”, por, siç shkruan gazeta britanike “eveningexpress”, kompania gjigande “Ecolog”, që financon klubin tetovar, ka rënë dakord që në llogarinë e Hasanit të paguajë 5000 funte në javë, respektivisht 7026 euro. Me këtë pagë, Ferhan Hasani bëhet futbollisti më i paguar në historinë e futbollit maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat