Granit Xhaka mijëra euro për Vëllaznimin!

Sporti

Granit Xhaka mijëra euro për Vëllaznimin!

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 17:15

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, anëtar i kombëtares së Zvicrës dhe i Monchengladbach-it, javën e ardhshme do ta vizitojë Gjakovën, për të dhënë një ndihmë të konsiderueshme për skuadrën e Vëllaznimit. Xhaka do të dhurojë donacion në vlerë 15 mijë eurosh ku do të përfshihen topa, fanella, çanta sportive, këpucë sportive e shumë gjëra tjera. Nuk është kjo hera e parë që familja Xhaka po ndihmon futbollin e Kosovës. Kjo ndihmë është e mirëseardhur për klubin gjakovarë, e cila po kalon kohë shumë të vështira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat