Lenjani mund të largohet nga Rennes

Sporti

Lenjani mund të largohet nga Rennes

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 16:29

Trajneri i Rennes, Filip Montanier, ka treguar se mundësitë që futbollisti shqiptar Ermir Lenjani të jetë titullar janë pakësuar. “Unë e di që ai është një futbollist i kombëtares së Shqipërisë dhe i duhen minuta, por me afrimin e Bal nuk mund të garantoj formacionin e parë për Lenjanin.
Në këtë mënyrë, ai mund edhe të largohet gjatë kësaj afatit kalimtar të verës”, është shprehur trajneri i skuadrës franceze. Diçka të tillë e ka lënë të hapur vetë Lenjani në një deklaratë të dhënë përpara ndeshjes me Francën, kur shprehej se ai do të bisedonte me trajnerin dhe drejtuesit e skuadrës, pasi për të si lojtar kombëtareje ishte e papranueshme që të qëndrojë në bankë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat