Clyne: Liverpooli, klub me një histori të jashtëzakonshme

Sporti

Clyne: Liverpooli, klub me një histori të jashtëzakonshme

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 16:26

Futbollisti Nathaniel Clyne është i lumtur që iu bashkua skuadrës së Liverpoolit. Ai viteve të fundit me sukses ka luajtur në fanellën e Southampton-it. Clyne që luan në repartin e mbrojtjes mezi po pret të paraqitet në petkun e skuadrës së Redsave. “Jam i kënaqur me ardhjen time te Liverpooli dhe më duket ëndërr që kam kaluar te një klub me një histori të jashtëzakonshme”, tha Clyne, i cili është i ngazëllyer që gjithçka shkoi sipas planit. “Mezi po presë të fillojë. Jam i lumtur që gjithçka shkoi ashtu siç duhet dhe shpresoj se do të bëj vërtetë paraqitje të mira”, ka thënë Clyne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat