Ja ku mund të shkojë Shaqiri

Sporti

Ja ku mund të shkojë Shaqiri

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 14:56

Xherdan Shaqiri si duket e ka çështjen jo edhe të zgjidhur si duhet në ekipin e Interit dhe lehtë mund të transferohet në një ekip tjetër. Emri tij lakohet se mund të luajë në ekipin e Premier League, Stoke. Flitet se Interi ka arritur marrëveshje me Stoke Cityn që t’ia shesë Xherdan Shaqirin për 17 milion euro. Kështu ka shkruar në Twitter, gazetari i Sky Sports, Gianluca Di Marzio, i cili është edhe ekspert i transferimeve. Shaqiri ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit.“Ushtrimet kanë përfunduar, faleminderit Fitnes Parcours”, ka shkruar Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat