Messi: Plotësuam objektivin e parë

Sporti

Messi: Plotësuam objektivin e parë

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 14:19

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, fare nuk mërzitet pse i mungon efikasiteti në Kupën e Amerikës. Ai është krenar që me Argjentinën janë në finale. “Nuk jam shumë i shqetësuar që nuk kam shënuar asnjë gol. Ne luajtëm një ndeshje të kompletuar. Ne bëmë çfarë kemi bërë në ndeshjet e kaluara. Ne e ndoqëm të njëjtën ide. Ne plotësuam objektivin e parë për të qenë në një tjetër finale. Jemi të ngazëllyer që mund të bëhemi kampionë”, ka thënë Messi, i cili mendon për finalen e 4 korrikut, ku ndeshen me Kilin në stadiumin “Estadio Nacional”. Messi është optimist se do ta fitojnë Kupën e Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat