Danilo: Transferimi te Reali, realizim i një ëndrre

Sporti

Danilo: Transferimi te Reali, realizim i një ëndrre

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 13:26

Mbrojtësi brazilian, Danilo është lojtari më i ri i skuadrës mbretërore Real Madrid.

Anësori i djathtë ka mbërritur në Spanjë, dhe ka dhënë një intervistë për të përditshmen spanjolle ‘Marca’, e cila gazetë është e afërt me klubin madrilen.

Danilo ka thënë se ka realizuar një ëndërr të tijën me transferimin në Madrid, ndërsa është tejet i lumtur për këtë mundësi të dhënë.

“Do të jetë një moment i lumturisë për mua, jam shumë i gëzuar. Është realizim i një ëndrre, dhe gjithmonë u kisha zili brazilianëve që nënshkruan për Realin.

“Nervoz? Jo, i qetë, i qetë, mendoj shumë se si do të jetë ndeshja ime e parë me Realin, adaptimi në klub”, u shpreh Danilo për ‘Marca’-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat