Kozniku dhe Mishe kujtojnë kohërat e arta në Hajduk

Sporti

Kozniku dhe Mishe kujtojnë kohërat e arta në Hajduk

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2015 Në ora: 11:06

Ish-futbollistët e mirënjohur, Ardian Kozniku dhe Ante Mishe, kujtojnë kohërat e arta kur ishin pjesë e skuadrës së Hajdukut të Splitit. Ish-futbollisti shqiptar, Kozniku, së bashku me Mishen, i lidhin shumë kujtime të përbashkëta në ditën kur luajtën me Hajdukun. Kozniku ka qenë shënuesi më i mirë në edicionin e parë kroat dhe është krenar që shënoi edhe golin e fundit në ligën e shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia. Në vitin 1991 Kozniku shënoi në fitoren e Hajdukut me rezultat 3:2 kundër Proleterit në Zrenjanin. “Jam shumë krenar për faktin që kam shënuar golin e fundit në kampionat për Hajdukun në ish-ligën jugosllave dhe për fitoren 3:2 ndaj Proleterit dhe të parin në kampionatin e pavarur kroat, që të triumfojë (3:1) kundër Istra-s. Ne fituam kampionatin këtë herë, Kupën dhe Superkupën, ishin kohë të paharrueshme për ne”, ka thënë Kozniku për portalin dalmatinski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat