Cuadrado në Serie A

Sporti

Cuadrado në Serie A

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 10:44

Juan Cuadrado është shumë pranë rikthimit në Serie A. Mesfushori i Chelseas ka pranuar transferimin në Juventus.

Juan Cuadrado do të largohet nga Chelsea, vetëm gjashtë muaj pas transferimit në Londër.

Mesfushori ofanziv është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për rikthim në Serie A.

Juventus ka ofruar 3-4 milionë euro për huazimin e tij njëvjeçar me mundësi të blerjes në verën e vitit 2016 dhe futbollisti nëpërmjet menaxherit të tij ka shprehur gatishmëri të transferohet në Torino, raportojnë mediat italiane.

Cuadrado së fundmi kërkohej edhe nga Inter, por klubi milanez ka kthyer vëmendjen tek sulmuesi i Manchester Cityt, Stevan Jovetic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat