Me tre çiklistë në Kampionatin Ballkanik

Sporti

Me tre çiklistë në Kampionatin Ballkanik

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2015 Në ora: 10:42

Çiklistët janë të gatshëm për Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet me 4 korrik në Selanik të Greqisë, kështu thotë Avni Nuha kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës. Sipas tij, çiklistët janë në formë të mirë dhe pret paraqitje dinjitoze në garën malore. “Është garë shumë e fortë dhe malore. Kosova përfaqësohet me tre çiklistë, si: Alban Nuha, i cili është anëtar i klubit italian ‘Eurobike’, pastaj janë edhe Alban Delija dhe Qëndrim Guri. Të tre çiklistët janë të përgatitur dhe shpresojmë në rezultat të mirë, të paktën në një medalje (në tre vendet e para”, tha Nuha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat