Benatia zëvendësues i Ramosit te Reali

Sporti

Benatia zëvendësues i Ramosit te Reali

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 10:05

Real Madridi mund të mbetet pa mbrojtësin e saj kryesor, Sergio Ramos, dhe po mendojnë për zëvendësimin adekuat të spanjollit.

Së fundmi në listën e klubit mbretëror spanjoll është futur edhe qendërmbrojtësi i Bayern Munich, Mehdi Benatia.

Marokeni nuk ka arritur të ambientohet tek gjiganti gjerman dhe kështu kë kërkuar që të largohet nga ‘Allianz Arena’, për një përvojë tjetër.

Ndërkohë në Spanjë, raportojnë se Benatia mund të bëhet ‘galaktikë’, pasi interesimi i Realit është konkret për të.

Gjithsesi në rast qëndrimit të Sergio Ramosit në ‘Santiago Bernabeu’, atëherë transferimi i Bentias nuk është i nevojshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat