Dorëzohet United, heq dorë nga De Gea

Sporti

Dorëzohet United, heq dorë nga De Gea

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 09:56

Manchester United ka vendosur më në fund për ta pranuar dëshirën e David de Geas për t’u larguar në drejtim të real Madridit.

Sipas “Goal.com”, United do të tentojë që sa më shpejtë të mbyllë marrëveshjen me klubin spanjoll për transferimin e De Geas në “Santiago Bernabeu”, sepse i duhet të fokusohet në gjetjen e një zëvendësimi adekuat të spanjollit.

Ndryshe, De Gean e pret një kontratë super e majme në Madrid, pasi që pritet të fitojë 200 mijë euro në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat