Argjentina deklason Paraguajin, shkon në finale të Kupës së Amerikës

Sporti

Argjentina deklason Paraguajin, shkon në finale të Kupës së Amerikës

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 07:19

Argjentina e ka deklasuar me rezultat tenistik Paraguajin duke e mundur me rezultat 6-1

Argjentina ka treguar dhëmbët e saj në gjysmëfinale kundër Paraguajit.

Messi prirë nga shokët e tij të skuadrës i a dhënë leksion Paraguajit. Ishte Messi ai që kishte dorë në gjashtë golat e Argjentinës.

Rojo (15) dhe Pastore (27) shënuan golat e parë derisa eperësinë për Paraguajin e zvogëloi Barrios në minutën e 43.

Kur u prit një rikthim i mundshëm i rezultatit nga Paraguai në skenë doli Di Maria i cili shënoi dy gola, në minutën e 47 dhe 53.

Aguero shënoi golin e pestë në minutën e 80, kurse 3 minuta më vonë, zëvendësuesi i Agueros, Higuain shënoi golin e fundit.

Argjentina do të takohet me Kilin në finale, një kombëtare kjo në shtetin e të cilëve mbahet Kupa e Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat