Partizani niset drejt misionit europian

Sporti

Partizani niset drejt misionit europian

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 23:01

E Martë ora 11:00. Partizani niset drejt Prishtinës nga ku do të udhëtojë me destinacion Norvegjinë për ndeshjen e parë të Europa League kundër Stromsgodset. Pas stërvitjes 90 minutëshe të një ditë më parë, “Demat e Kuq” pushtuan sheshin përpara Gardës së Republikës nga ku u nisën drejt kryeqendrës kosovare me misionin europian. Grupi i plotë u bashkua rreth 60 minuta përpara nisjes dhe më pas Starova bashkë me stafin e tij u bashkuan me grupin e kuq. Selfie, padurim dhe shumë buzëqeshje mes lojtarëve të klubit kryeqytetas shoqëruan minutat përpara të nisjes. Nderim Nexhipi nuk humbet asnjë moment për të përjetësuar momentet finale përpara nisjes, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës duket e relaksuar. Sulejman Starova nuk mungon me një koment përpara nisjes nga Shqipëria, duke premtuar se grupi që ai drejton do të japë maksimumin në një sfidë kaq të rëndësishme por edhe delikate.

Pas mbërritjes në Prishtinë ku do të bashkohen me grupin edhe Mazrekaj, Fejzullahu e Fazlliu, grupi do të zhvillojë një tjetër stërvitje dhe të Mërkurën do të udhqëtojë drejt vendit nordik. Një, foto që flet sa mijëra fjalë përpara nisjes së rrugës për të pushtuar Europën. Partizani është gati për të kënduar himnin kontinental.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat