Zbardhen datat e sezonit të ri

Sporti

Zbardhen datat e sezonit të ri

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 23:01

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e saj të fundit miratoi datat dhe kalendarin për sezonin e ri futbollistik 2015-2016 për Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe kampionatet e moshave U-17 dhe U-19. U miratua gjithashtu skema dhe datat e Kupës së Shqipërisë.

Sezoni i ri futbollistik, sikurse është traditë, celet me finalen e Superkupës së Shqipërisë Skenderbeu-Laci, që do të zhvillohet më 16 Gusht, ndërsa vetëm 5 ditë më pas, pra më 22 Gusht, do të luhet java e parë e Kategorisë Superiore. Sipas kalendarit, Superiorja do të ulë siparin me javën e fundit më 21 Maj të 2016.

Kategoria e Parë do të nisë 12 Shtator dhe do të përfundojë më 19 Maj, ndërsa Kategoria e Dytë do ta startojë më 20 Shtator, për të përfunduar në datën 19 Maj të vitit të ardhshëm. Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë do të nisin më 28 Shtator, ndërsa finalja e këtij kompeticioni është parashikuar të zhvillohet më 26 Maj.

Për sa i përket kampionatit të moshave U-17 dhe U-19, java e parë të luhet më 30 Shtator, ndërsa e fundit më 15 Maj. Është vendosur gjithashtu që për kategoritë e moshave U-17 dhe U-19, në edicionin e ri futbollisti të organizohet edhe Kupa e Shqipërisë. Komiteti Ekzekutiv i FSHF, ka miratuar gjithashtu edhe një fond ndihme financiare për Komitetin Olimpik Special Shqiptar, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike për këtë kategori.

Një tjetër vendim i rëndësishëm i Komitetit Ekzekutiv është ulja e numrit të lojtarëve të huaj nga 5 në 3 për Kategorinë e Parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat