Skënderbeu humbet miqësoren e luksit me Shakhtar

Sporti

Skënderbeu humbet miqësoren e luksit me Shakhtar

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 23:00

Vazhdojnë përgatitjet intensive të kampionëve të Shqipërisë në Austri, atje ku djemtë e trajnerit Josa kanë zhvilluar edhe një miqësore lluksi me gjigandët e Ukrahinës, Shakhtar Donetsk. Rezultati në miqësore të tilla dhe sidomos me kundërshtarë të tillë sigurisht që nuk është faktori kryesor megjithatë kampionët tanë kanë zhvilluar një ndeshje të mirë e të luftuar edhe pse në fund kanë humbur 2 me 0. Trajneri Josa e ka nisur takimin me 11-shin më të mirë të mundshëm ku në portë ka qënë kapiteni Shehi në mbrojtje Radas, Osmani, Arapi e Vangjeli në mesfushë Lilaj, Nimaga, Progni dhe Berisha ndërsa dyshja e sulmit është përbërë nga Latifi, Abilaliaj. Pjesa e para ka qënë edhe ajo më e luftuara ku pavarëisht cilësisë së kundërshtarit Skënderbeu është shfaqur i rrezikshëm sidomos me Sabien Lilaj por pa mundur dot të shënojnë, atë që e bënë kundërshtarët në minutën e 37-të me anë të brazilianit Dentinho. Në pjesën e dytë trajneri Josa bëri 5 zëvendësime ku hodhi në fushën e lojës Abazin, Zaimin, Shabanin, Demën dhe Romulon megjithatë rezultati jo vetëm që nuk ndryshoi por u thellua edhe me një gol tjetër që në minutën e parë të pjesës së dytë me autor brazilianin tjetër Marlos. Megjithatë ajo që vazhdon të bjeri në sy në këtë fazë përgatitore është mungesa e golit ku në 4 ndeshjet e luajtura deri tani kampionët e Shqipërisë kanë shënuar vetëm një herë. Ndeshja e radhës miqësore është ajo me Duisburgun ku sigurisht përvec paraqitjes së mirë shpresojmë që të vijnë edhe golat…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat