Çdo vit po bëhet keq e më keq!

Sporti

Çdo vit po bëhet keq e më keq!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2015 Në ora: 19:23

Futbolli i Kosovës është në krizë, këtë e thonë edhe shumë njohës të kësaj loje. Shumicën e klubeve i ka përfshirë edhe kriza financiare dhe disa mezi edhe e përfundojnë edicionin. Edicioni 2015-16 parashikohet të jetë mjaft i vështirë për disa nga skuadrat që janë në gjendje të palakmueshme financiare e disa edhe në infrastrukturë! Futbollisti më përvojë, Rafet Mullallari, anëtar i Lirisë nga Prizreni, në njërën anë është i gëzuar që skuadra e tij u rikthye në elitë, por në anën tjetër i shqetësuar se çdo vit po futet gjithnjë e më shumë në krizë futbolli në përgjithësi në Kosovë. “Futbolli është në krizë. Çdo vit po bëhet keq e më keq . Unë luajë që 13 vite, çdo vit po keqësohet situata në futboll”, tha Mullallari.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat