Një shqiptar gjykon në Europa League

Sporti

Një shqiptar gjykon në Europa League

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 18:32

Një gjyqtar shqiptar për Kukësi-Torpedo Zhodino, ndeshje e vlefshme për turin e parë të League Europa, që do të luhet të enjten, në orën 18.00, në stadiumin “Qemal Stafa”. UEFA ka përzgjedhur gjyqtarët e takimit të parë dhe treshja për Kukësi-Torpedo do të jetë zvicerane, mirëpo asistent i parë është përzgjedhur Bekim Zogaj nga Kosova, i cili ka nënshtetësi helvete. Kryesor do të jetë Sasha Amhof, i cili ka pak eksperiencë në arenën ndërkombëtare, teksa ka gjykuar vetëm dy ndeshje të Ligës së Europës. Sa i përket asistentit Zogaj, është bërë për herë të parë gjyqtar i FIFA-s për futsallin në vitin 2010. Më parë ai ka qenë futbollist në vitet 1991- 1999 me skuadrën e Viesendangen të Winterthurit, raporton sporti1. Zogaj është 34 vjeç dhe ka lindur në Deçan, ndërkohë që ka një dekadë që arbitron në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat