Federer, Nadal e Tsonga vazhdojnë tutje

Sporti

Federer, Nadal e Tsonga vazhdojnë tutje

Nga: K.G. Më: 30 qershor 2015 Në ora: 18:22

Tenisti zviceran, Rafael Federer, ai spanjoll Rafael Nadal dhe francezi Jo-Wilfried Tsonga janë kualifikuar në të 32-ën e finales së turneut prestigjioz Wimbledon në tenis. Federer shënoi fitore bindëse me rezultat 3:0 (në sete 6:1, 6:3 e 6:4) kundër boshnjakut Damir Dzumhur. Nadal ishte më i mirë se braziliani Thomaz Bellucci dhe e mposhti me 3:0 ( 6:4, 6:2, 6:4). Jo-Wilfried Tsonga ka pasur punë të vështirë, i cili nëpër vrimë të gjilpërës shkoi më tutje. Ai fitoi me rezultat 3:2 (7:6, 6:7, 6:4, 3:6, 6:2) kundër Gilles Muller nga Luksemburgu. Kjo sfidë ka qenë dramatike dhe zgjati 3 orë e 55 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat