​Podolski mbërrin në Turqi, Galatasaray e ardhmja e tij

Sporti

​Podolski mbërrin në Turqi, Galatasaray e ardhmja e tij

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 16:41

Sulmuesi gjerman Lukas Podolski ka mbërritur të martën në Turqi. Ai do të kalojë testet mjekësore e më pas do të nënshkruajë kontratë për skuadrën e Galatasarayt.

Lajmi është bërë i ditur nga televizioni i klubit turk, kurse futbollisti gjerman duket së është pajtuar të vazhdojë karrierën në Turqi.

Ish-sulmuesi i Kolnit dhe Bayern Munchen ka kontratë më skuadrën e Arsenalit deri në vitin e ardhshëm, por duket se nuk do të qëndrojë. Në gjashtë muajit e fundit, Podolski luajti në Inter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat