Arrijnë sportistët e fundit nga Baku 2015

Sporti

Arrijnë sportistët e fundit nga Baku 2015

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 14:59

Sot, në orët e hershme të me mëngje ngjegjesit është kthye ekspedita e fundit e sportistëve të Kosovës të cilët isin pjesëmarrës në Lojërat Eropiane "Baku 2015" që janë mbajtur në Azerbajxhan nga 12-28 qershor. Në ekspeditë ishin edhe drejtues të Komitetit Olimpik të Kosovës, Fatmir Makolli, Arben Lila dhe Ramadan Selimi, nënkryetar, Mehmet Bogujevci, sekratar i përgjithshëm, pastaj Ismail Kasumi, Nezir Rama, anëtarë të KE të KOK-ut, Jeton Rudari, sekretar, trajnerët, Shefki Bogujevci, Enver Hajredini, kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka si dhe sportistët, Armend Xhoxhaj, Naser Shala, Flaka Pruthi, Melisa Zhdrella dhe Laurit Muja.

Gjatë ditës së djeshme nga Bakuja u kthyen, Nora Gjakova, fituese e medadaljes së bronzit, Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, Driton Kuka, trajner, Disria Krasniqi e Akil Gjakova. Pjesa tjetër e pjesëmarrësve në Lojërat Evropiane "Baku 2015" është kthe më herët nga se ata kishin përfundua garat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat