Zyrtare: Milan largon Muntarin

Sporti

Zyrtare: Milan largon Muntarin

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 13:40

Milan ka njoftuar për shkëputjen e kontratës me mesfushorin Sulley Muntari.

Sulley Muntari dhe Milan, ka ardhur koha e lamtumirës.

Nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit, “Rossonerët”, kanë konfirmuar largimin e mesfushorit nga San Siro.

“Milan dhe Sulley Muntari njoftojnë se me marrëveshje të përbashkët kanë shkëputur kontratën e angazhimit sportiv me të cilën ishin të lidhur mes vete”, thuhet në njoftim.

Muntari është larguar nga Milan pas tri sezonesh me skuadrën nga San Siro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat