Dzeko nuk dëshiron të largohet nga City

Sporti

Dzeko nuk dëshiron të largohet nga City

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 13:38

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko, nuk ka synime të largohet, pavarësisht spekulimeve që e lidhin menjë kalim te Roma.

Këto komente i ka bërë përfaqësuesi i tij, Irfan Redzepagic, që ka reaguar pas komenteve të Miralem Pjanic se Dzeko do të pranonte ulje page për t’u transferuar te Roma.

“Sinqerisht kam qenë i befasuar nga komentet e Pjanic, përveç nëse ai di diçka që unë nuk di”, ka thënë agjenti për Rete Sport.

“Unë nuk kam pasur kontakte me Romën, e as që jam i vetëdijshëm për ndonjë bisedë në mes dy klubeve”.

“Nuk është çështje financiare; Dzeko thjesht nuk dëshiron të largohet nga Qytetarët”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat