Miranda i kryen testet mjekësore në Inter

Sporti

Miranda i kryen testet mjekësore në Inter

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 12:01

Qendërmbrojtësi Miranda i është nënshtruar testeve mjekësore para kompletimit të transferimit nga Atletico Madrid në Inter.

Miranda do të jetë përforcimi i dytë i madh i Interit, pas ardhjes së Geoffrey Kondogbia.

Mbrojtësi i Atletico Madridit i është nënshtruar sot testeve mjekësore me klubin italian.

Nëpërmjet një fotografie të publikuar në llogarinë zyrtare në rrjetin social Twitter, Inter ka “prezantuar” përforcimin e ri. Miranda do ta fillojë aventurën e tij të re në Giuseppe Meaza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat