Reus: Ja ku do të luaj në sezonin e ri

Sporti

Reus: Ja ku do të luaj në sezonin e ri

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 11:44

Marco Reus ka insistuar se nuk do të largohet nga Borussia Dortmund, gjatë afatit kalimtar të verës.

Shumë zhurmë për asgjë? Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus është një prej futbollistëve më të përfolur për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, ai ka bërë të qartë se planifikon të mbetet në klubin gjerman.

“Pushimet kanë përfunduar. Sezoni i shkuar po ashtu përfundoi dhe tani kemi objektiva të mëdha me ekipin”, deklaroi ai.

“Njësoj sikurse ju, jam i gatshëm të filloj sezonin e ri”, u shpreh Reus. Mesfushori ofanziv është kërkuar shumë nga Barcelona, Real Madrid e Bayern Munich.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat