Një goditje e rëndë për Miamin

Sporti

Një goditje e rëndë për Miamin

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 11:44

Basketbollisti Dwyane Wade nuk rinovon me Miami Heat. Tri herë kampioni i NBA vendosi të mos aktivizojë opsionin e zgjatjes së marrëveshjes edhe për një tjetër sezon me një pagë prej 16,1 milionë dollarësh që ekzistonte në kontratën e tij me skuadrën nga Florida dhe që prej kësaj të mërkure do të jetë një lojtar i lirë. Një goditje e rëndë kjo për Miamin që bëri gjithçka për ta mbajtur në ekip lojtarin që në 12 vitet e fundit bëri historinë me Heat-sat. Tashmë 33-vjeçari nga Chicago mund të nënshkruajë me atë skuadër që dëshiron. Ende nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e tij por dy opsione të mundshme për Wade janë Lakers dhe Cleveland. Në një lojtar të lirë prej 1 korrikut do të shndërrohet edhe Lebron James por tifozët e Cavaliers nuk kanë përse të shqetësohen sepse 30-vjeçari sipas të gjitha gjasave do të firmosë sërish për Cleveland-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat