Koeman: E kemi në dorë situatën me Schneiderlin

Sporti

Koeman: E kemi në dorë situatën me Schneiderlin

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 10:44

Ronald Koeman, trajner i Southamptonit, flet në lidhje për futbollistin Morgan Schneiderlin, i cili kërkohet nga skuadra e Manchester Utd. Koeman thotë se ende nuk ka pranuar ofertë serioze nga ‘Djajtë e Kuq’. Mediet shkruajnë se Schneiderlin pothuajse është pjesë e Manchester Utd, ndërsa Koeman thotë se situatën e kanë në dorë. “Ne e kemi në dorë situatën me Morgan Schneiderlin, ne do të duhet të presim se çfarë do të ndodhë. Deri tani, nuk kemi ofertë serioze për të nga Manchester Utd. Ne do të presim, nuk ka ndonjë problem”, ka thënë Koeman, që ka pasur një ecuri të mirë me ekipin në edicionin që e lamë pas duke e zënë vendin e shtatë me 60 pikë në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat