Romagnoli: Jo te Milani, po te Juve!

Sporti

Romagnoli: Jo te Milani, po te Juve!

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 07:09

Agjenti i Alessio Romagnolit thotë se klienti i tij nuk do t’i bashkohet Milanit, sepse nuk luan në Evropë. Mirëpo, në rast se atë do ta kërkonte Juventusi, Roma do ta lejonte të largohej.

Mbrojtësi italian sapo është kthyer në Olimpico pas huazimit te Sampdoria, ku ka punuar nën urdhrat e trajnerit aktual të Rossonerëve, Sinisa Mihajlovic.

Është raportuar se ai mund të ribashkohet me strategun serb dhe se marrëdhëniet lojtarit me Giallorossët nuk janë aq të mira.

“Romagnoli te Milani ka një pengesë të madhe dhe kjo është se Rossonerëve u mungon pjesëmarrja në Evropë”.

“Po ta kërkonte Juventusi, Roma do ta lëshonte të shkojë. Ai dëshiron të luajë në Evropë”, ka thënë agjenti Federico Cavalli për Sportitalia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat