Dështoi me Salah, Interi kthehet kah Cuadrado apo Mertens

Sporti

Dështoi me Salah, Interi kthehet kah Cuadrado apo Mertens

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 06:59

Dështimi i huazimit të Mohamed Salah, e ka detyruar Interin që të mendojë për Juan Cuadradon (Chelsea) apo Dries Mertens (Napoli).

Nerazzurrët provuan ta merrnin egjiptianin në formë huazimi me opsionin për ta blerë në fund të sezonit të ardhshëm, mirëpo ai vendosi të vazhdojë të luajë te Viola.

Kjo ka bërë që zikaltrit ta kthejnë vëmendjen kah Cuadrado, një tjetër futbollist në pronësi të Chelseat.

Kolumbiani kaloi në Stamford Bridge në janar nga Fiorentina për 31 milionë euro, ndërsa Salah shkoi në drejtim të kundërt në formë huazimi.

Ai dështoi të bëhej i rëndësishëm te Blutë, prandaj po flitet për largimin e tij.

Nëse Interi nuk arrin ta marrë Cuadradon në formë huazimi, atëherë, sipas Sky Sport Italia, opsioni i tretë i Roberto Mancinit është Mertens.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat