Reagon Xherdani: Me Shefqet Krasniqin bëra foto siç bëjë me të gjithë fansat e mi

Sporti

Reagon Xherdani: Me Shefqet Krasniqin bëra foto siç bëjë me të gjithë fansat e mi

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 06:31

Futbollisti shqiptar i Interit, Xherdan Shaqiri ka reaguar pas shkrimet në mediat zvicerane se ai është fotografua me imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.
Ai ka thënë se është fotografuar me Krasniqin siç ka bërë edhe më mijëra njerëz tjerë në gjithë botën.
“Imami erdhi te unë dhe më pyeti për të marrë një foto. Kjo është ajo që kam bërë. Do të ishte jo mirë nëse do ta refuzoja. Nuk e dija që imami mund të jetë i lidhur me terrorizëm, pasi që unë nuk mund ta kontrollojë çdo tifozë i cili dëshiron të fotografohet me mua e as nuk mund të dijë për bindjet e tyre”, ka shkruar Shaqiri në Facebook, transmeton Indeksonline.
Ai po ashtu ka thënë që e dënon me forcë atë që njerëzit e përdorin popullaritetin e tij për t’u bërë të njohur, duke reaguar edhe për mediat që sipas tij i kanë dhënë kahje tjetër dhe kanë nxitur reagime.
“Ne jemi myslimanë të devotshëm, por ne nuk jemi radikalë”, ka shkruar në fund ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat