Montoya do t’i bëjë testet mjekësore të mërkurën

Sporti

Montoya do t’i bëjë testet mjekësore të mërkurën

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 23:27

Mbrojtësi i Barcelonës, Martin Montoya, do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të Interi, ditën e mërkurë – njoftojnë mediat spanjolle.

Agjenti i lojtarit konfirmoi të hënën se 24-vjeçari ka arritur marrëveshje me Nerazurrët dhe ka mbetur që dy klubet ta caktojnë çmimin e transferimit.

Para nënshkrimit të kontratës, Montoya duhet t’u nënshtrohet testeve rutine mjekësore. Dhe kjo është caktuar që të bëhet ditën e mërkurë.

Mbrojtësi spanjoll i krahut do të huazohet për dy vite te zikaltrit, të cilët do ta kenë edhe opsionin e blerjes së tij.

Arsenali dhe Liverpooli janë dy klubet tjera që janë lidhur me Montoyan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat