Agjenti i Dzekos mohon negociatat me Romën

Sporti

Agjenti i Dzekos mohon negociatat me Romën

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 23:09

Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt, Edin Dzekos, ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë kontakt me drejtuesit e Romës.

Sulmuesi nga Bosnja është në listën e të kërkuarve nga Roma tash e një kohë të gjatë, teksa bashkëkombësi i tij Miralem Pjanic i shtoi spekulimet gjatë ditës së djeshme kur tha se Dzeko do të vraponte për t’iu bashkuar Romës.

Sidoqoftë, agjenti i sulmuesit shtatlartë ka hedhur poshtë çdo spekulim duke thënë se nuk ka kurrfarë negociata mes Manchester Cityt dhe Romës.

“Unë u befasova nga komentet e Pjanicit, përveç nëse ai di diçka më shumë se unë. Nuk kam pasur kontakte me Romën, dhe nuk jam në dijeni për ndonjë kontakt mes të dy klubeve”, ka thënë agjenti Irfan Redzepagic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat