Keane: Kurrë nuk më ka pëlqyer Unitedi

Sporti

Keane: Kurrë nuk më ka pëlqyer Unitedi

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 21:21

Legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane, ka dhënë një deklaratë tronditëse për tifozët e këtij klubi, ku ka deklaruar se ai asnjëherë nuk e ka dashur këtë klub.

Keane ka fituar shtatë tituj të Premier Ligës, katër tituj të FA Cup, një trofe të Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij në Old Trafford dhe ishte kapiten i këtij klubi për pjesën më të madhe të periudhës së tij 12-vjeçare në klub. Sidoqoftë, ai ka shokuar të gjithë kur ka deklaruar se nuk e ka dashur asnjëherë këtë klub.

“Nuk mendoj se isha tifoz i Unitedit kur luaja për ta. Më shumë isha tifoz i Tottenhamit, më besoni a po jo. Vetëm Zoti e di se nga erdhi kjo. Por jo, ‘tifoz i Unitedit’ është fjalë e madhe për ta thënë”, ka deklaruar fillimisht Keane.

“Vetëm pse luaja për Manchesterin nuk do të thotë se isha tifoz i tyre. Natyrisht, nëse këtyre ditëve ata luajnë kundër Liverpoolit unë dua që ata të fitojnë”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat