Vidal futet në radarin e Realit

Sporti

Vidal futet në radarin e Realit

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 21:07

Futbollisti i Juventusit, Arturo Vidal, mund të ndërrojë skuadër dhe ligë gjatë këtij afati kalimtar.

Të dielën është raportuar se transferimi i Vidalit në Arsenal është punë e kryer, por sot mediat në Spanjë kanë raportuar se garës për mesfushorin i është shtuar edhe Real Madridi.

Tash Arsenali i Wengerit do ta këtë të vështirë transferimin e ish-mesfushorit të Bayer Leverkusen, pasi Reali mund të ofrojë më shumë.

Mediat spanjolle raportojnë se trajneri i ri i klubit mbretëror, Rafael Benitez, e dëshiron me çdo kusht mesfushorin kilian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat