Pazzini i bashkohet Hellas Veronas?

Sporti

Pazzini i bashkohet Hellas Veronas?

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 20:41

Sulmuesi i Milanit, Giampaolo Pazzini, pritet që së shpejti të transferohet te Hellas Verona.

Kështu kanë bërë të ditur mediat italiane, të cilat kanë raportuar se sulmuesi italian do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Veronan.

Ish-sulmuesi i Italisë, do të largohet nga Milani dhe të bashkohet me Luca Tonin te Verona. Toni dhe Pazzini ishin në partneritet së bashku në vitet 2005-2007 te Fiorentina, kurse më pas Toni shkoi në Bayern Munich.

Pazzini te Hellas Verona do të zëvendësojë sulmuesin Javier Saviola, i cili u rikthye në River Plate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat