Phil Jones vazhdon kontratën me Unitedin

Sporti

Phil Jones vazhdon kontratën me Unitedin

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 20:30

Mbrojtësi anglez, Phil Jones, është pajtuar që ta zgjasë kontratën e tij me Manchester Unitedin deri në vitin 2019.

Kontrata e ish-mbrojtësit të Blackburnit do përfundonte në fund të sezonit të ardhshëm, mirëpo klubi ka vendosur që t’ia zgjasë atij kontratën deri në fund të vitit 2019.

“Jam shumë i gëzuar që kam nënshkruar kontratë të re. Deri më tani jam kënaqur shumë këtu dhe pres që të zhvillohem edhe më shumë si lojtar”, ka thënë Jones fillimisht.

“Ky është një klub i madh dhe mezi po pres që të filloj sezoni i ri. Do doja t’i falënderoja trajnerët dhe tifozët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat