Ambrosini: Dybala, një përforcim i madh për Juven

Sporti

Ambrosini: Dybala, një përforcim i madh për Juven

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 20:28

Ish-mesfushori i Milanit, Massimo Ambrosini, beson se Juventusi ka realizuar një marrëveshje të madhe që e ka transferuar Paolo Dybalan.

Juventusi është pajtuar që t’i paguajë Palermos 32 milionë për 21-vjeçarin argjentinas, mirëpo marrëveshja mund të rritet deri në 40 milionë për shkak të bonueseve.

Kjo është një shumë e madhe për një lojtar që ka luajtur vetëm një edicion në Serie A dhe ka shënuar 13 gola në 36 paraqitje, mirëpo Ambrosini beson se Juve ka realizuar një marrëveshje të madhe.

“Unë isha i çmendur për Dybalan që në fillim, prejse luante në ligën e dytë. Ai është një talent i vërtetë dhe Juve ka bërë një marrëveshje të madhe”, ka thënë Ambrosini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat