Napoli dhe Juve janë refuzuar për Saponaran

Sporti

Napoli dhe Juve janë refuzuar për Saponaran

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 19:35

Empoli ka njoftuar se ka refuzuar ofertën e Napolit për Riccardo Saponaran, për të cilin interesohet edhe Juventusi.

Tuskanët e kanë siguruar pronësinë e plotë të lojtarit duke i paguar Milanit katër milionë euro, mirëpo Rossonerët do të përfitojnë 30 për qind nga shuma e shitjes së ardhshme e lojtarit.

“Ne e blemë lojtarin dhe ai është bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të Empolit”.

“Qëllimi jonë është që ta mbajmë. Ne tashmë kemi refuzuar diçka më shumë se 11 milionë euro nga Napoli”.

“Kemi folur edhe me Juventusin për Saponaran, por pastaj nuk vazhduam, sepse jemi të bindur se ai ka cilësi të mëdha”, ka thënë drejtori sportiv, Marcello Carli, për Radio Crc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat