Presim të tregohemi me Bosnjën, Sllovakinë e Lituaninë!

Sporti

Presim të tregohemi me Bosnjën, Sllovakinë e Lituaninë!

Nga: Shkruan: Dervish Berisha Më: 29 qershor 2015 Në ora: 19:28

Reagimet sportive
Çdo rezultat i mirë, çdo sukses për kombëtaren e Kosovës në hendboll qoftë meshkuj, qoftë femra, na bën të gjithëve të ndihem të lumtur, sepse edhe ne jetojmë me sukseset e tyre. Kampionati Botëror për shtetet në zhvillim në hendboll (meshkuj) ishte shumë i mirë që u mbajt në Prishtinë e Gjakovë, sepse djelmoshat tanë patën rastin të zhvillojnë më shumë takime me shtetet e ndryshme dhe të mësojnë një përvojë të re! E shoh se Federata e Hendbollit e Kosovës dhe vetë ekipi i Kosovës po ndihen të lumtur për vendin e tretë, pra medaljen e bronztë dhe kanë arsye t’i gëzohen këtij suksesi. Nëse federata dhe vetë hendbollistët ndihen të lumtur, edhe ne jemi të kënaqur, sepse kush nuk i gëzohet suksesit!
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat