Hashani: Duhet shumë punë ta arrijmë nivelin e Sionit

Sporti

Hashani: Duhet shumë punë ta arrijmë nivelin e Sionit

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2015 Në ora: 19:27

Erdin Hashani, mbrojtës i Hajvalisë, tha se ishte një përvojë e mirë për ta ballafaqimi me ekipin e elitës zvicerane, Sioni. Hajvalia e humbi miqësoren me rezultat 5:1 nga Sioni, por mësuan një përvojë të re nga kjo sfidë e futbollit. Pastaj janë takuar edhe me Dardaninë e Baselit dhe shënuan fitore me rezultat 2:0. “Mendoj se këto dy ndeshjet që i kemi zhvilluar kanë qenë të rëndësishme për ne sidomos ndeshja me Sionin ishte përvojë shumë e madhe, po edhe ndeshja me Kosovën e Zurich-ut është e rëndësishme. Rezultati nuk do të jetë në plan të parë, kështu që ne do të mundohemi që të prezantohemi sa më mirë dhe ndeshja me Kosovën do të jetë e fundit për ne për këtë qëndrim në Zvicër”, tha Hashani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat