Kryeziu ankohet: A udhëtohet 120 kilometra për një stërvitje?

Sporti

Kryeziu ankohet: A udhëtohet 120 kilometra për një stërvitje?

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2015 Në ora: 19:25

Sportistët shumë herë ballafaqohen me peripecitë e ndryshme dhe disa shkaku i kushteve të vështira nuk e arrijnë nivelin e duhur. Si shumë sporte të tjera, edhe atletët disa herë janë me halle të ndryshme dhe nuk kanë edhe ku të stërviten, kur dihet se shteg të atletikës ka vetëm stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Suad Kryeziu, prej atletëve më të mirë, anëtar i KA Rogana dhe i kombëtares së Kosovës, pas një lëndimit iu është rikthyer edhe stërvitjeve gjatë këtyre ditëve. “Një muaj e gjysmë isha i lënduar, tani kam filluar me stërvitje më të lehta, pasi që pësova një lëndim në gjysmëmaratonën ‘Prishtina 2015’.

Besoj se do të kthehem se shpejti me një formë të mirë dhe synoj që të bëj rezultate shumë më të mira nëse me ec ashtu siç e kemi planifikuar, edhe pse për momentin e kemi vështirë, sepse aktualisht nuk kemi asnjë stadium të gatshëm për t’i zhvilluar garat në Kosovë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat