Shala diskuton me Ujkanin për të ardhmen e futbollit

Sporti

Shala diskuton me Ujkanin për të ardhmen e futbollit

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 17:40

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala priti sot kapitenin e Përfaqësues së Kosovës në futboll, Samir Ujkanin. Shala e përgëzoi Ujkanin për sukseset që po tregon në arenën ndërkombëtare, dhe e falënderoi për paraqitjet mira që po i bën për Përfaqësuesen e Kosovës. Ujkani e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep sportit të Kosovës dhe avancimit të tij në arenën ndërkombëtare.
Ndërmjet ministrit Shala dhe kapitenit Ujkani u diskutua për të ardhmen e futbollit të Kosovës në përgjithësi dhe nevojën e përmirësimit të mëtutjeshëm të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat