Kosova U-19 e fillon me humbje

Sporti

Kosova U-19 e fillon me humbje

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 17:37

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 filloi garat në kuadër të Kampionatit të hapur Evropian ‘European Open’, që po zhvillohet në Goteborg të Suedisë. Ata pësuan humbje me rezultat 26:18 (13:10) nga Rumania U-19. Në përfaqësuesen tonë u dalluan portieri Haris Berisha, mirëpo edhe Rron Ramadani dhe Jon Muqolli ishin ne nivelin e lartë të detyrës. Realisht kundërshtari kishte më shumë përvojë krahasuar me tanët, të cilët humbën disa raste nga vija e 6-metërshit, por edhe me disa gabime te pafalshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat