Osmani optimist ndaj ekipit nga Moldavia!

Sporti

Osmani optimist ndaj ekipit nga Moldavia!

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 17:20

Qatip Osmani, trajner i skuadrës shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, shprehet se janë të gatshëm për takimin e parë të eliminatorëve për Europa League, ku sot në orën 21.00 në stadiumin e Vardarit në Shkup, ballafaqohen me Dacia Chisinau nga Moldavia. Ai tha se futbollistët e tij janë të gatshëm në çdo aspekt dhe presin të shënojnë fitore. “Kampionati moldav nuk ka dallim nga ky i Maqedonisë, që do të thotë se është skuadër që mund të kalohet. Ne jemi edhe mirë të përgatitur edhe mirë të motivuar për këtë sfidë. Besoj se mund ta kalojmë ekipin Dacia, por sipas meje çdo gjë do të vendoset në ndeshjen kthyese në Kishnjev”, tha Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat